- Te angazhohet si pergjegjes komunikimi dhe per marredheniet me publikun dhe mediat (PR) në organizatë
- Të kontrollojë dhe menaxhojë adresat e kontaktit të PPNEA
- Te mirembaje dhe përditësojë faqet elektronike te PPNEA: ppnea.org ; www.naturetouralbania.info ; dhe www.syrigjelber.info dhe rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, LinkedIn.
- Të menaxhojë, katalogizojë dhe shpërndajë në mënyrë të rregullt korrespondencën postare të PPNEA;
- Te hartoje, zhvilloje nje plan komunikimi vjetor duke perfshire planet strategjike te projekteve perkatese ne perputhje me Planifikimin Strategjik te PPNEA 2020-2025.
- Te sigurohet qe aktivitetet e PPNEA te pasqyrohen ne media ne kohe dhe te kene impakt maksimal vizibiliteti;
- Mirembajtja e databazes, listes se kontakteve te mediave, krijimi i kontakteve te reja si dhe te ndihmoje ne rritjen e prezences se PPNEA ne media.
- Te angazhohet ne shkrimin, editimin, perpunimin e njoftimeve per shtyp, artikujve, materialeve te komunikimit, historive me qellim rritjen e ndergjegjesimit dhe influencimin e opinionit publik, te monitoroje e te vleresoje mbulimin e keture aktiviteteve ne media (perfshire dhe rrjetet sociale) si dhe te jete i gatshem te organizoje dhe jap intervista me media te ndryshme.
- Te marre pjese dhe ndihmoje ne organizimin e eventeve, takimeve, konferencave te ndryshme per nevojat e PPNEA.
- Te hartoje fushata te ndryshme ndergjegjesimi me kontent inovativ dhe bashekohor.
- Te ndihmoje ne identifikimin e kanaleve te reja bashkekohore te komunikimit per te rritur vizibilitetin, impaktin dhe rezultatet e programeve të PPNEA.
- Te mirembaje kontaktet me rrjetet e komunikimit, gazetare si dhe te ndihmoje ne rritjen e prezences se PPNEA ne media.
- Te takohet rregullisht me menaxheret e projekteve dhe stafin e PPNEA, te marre pjese ne aktivitetet e kerkuara si dhe te hartoje raporte vjetore per aktivitetet perkatese.
- Të jetë i/e diplomuar në fusha të profileve të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun ose në fusha mjedisore por me kualifikime apo trajnime të mëtejshme në komunikim dhe marrëdhënie me publikun.
- Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë (40 orë pune/javë).
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (për gjuhën angleze do të kërkohet dëshmi kualifikimi si TOEFL, IELTS, etc.).
- Te jete perdorues i mire i te pakten nje prej programeve Adobe Ilustrator / Lightroom ose programe ekuivalente me to.
- Të ketë aftësi të avancuara kompjuterike në menaxhimin e faqeve të internetit si edhe prodhimin e videove dhe materialeve multi-mediatike.
- Të ketë cilësi të mira personale që lidhen me punën në grup. Të jetë në gjendje të zbatojë një standard të lartë sjellje dhe komunikimi në ambientin e punës dhe në gjithë hapësirën profesionale të lidhur me të.
- Të ketë iniciativë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitet profesionale.
- Kandidatët me eksperienca të mëparshme pune me tematika mjedisore do të kenë përparësi përzgjedhjeje.
- Niveli i pagës për këtë pozicion është në rangun e kategorive IV-a ose III-b të nënpunësve civilë, në varësi të eksperiencës së punës dhe kualifikimeve të kandidatit.
- Vërtetime të kualifikimeve profesionale (Diploma, çertifikata) që dëshmojnë aftësitë në komunikim, aftësitë kompjuterike të zotërimit të software-ve dhe aftësitë e zotërimit të gjuhës angleze.
- Letër interesi, ku të shprehet qartë se kandidati plotëson kriteret e kërkuara dhe motivimi për të aplikuar në këtë pozicion. Letra e interesit mund të jetë deri në 2 faqe A4 dhe shkruar me shkrim “Times New Roman” të madhësisë “12”. Letra e interesit duhet dërguar në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
- Letra reference nga punëdhënës apo supervizorë të mëparshëm.