LIFE DinPin Bear

LIFE DinPin Bear

Projekti LIFE DinPin Bear synon të krijojë kushtet ligjore, menaxheriale dhe socio-ekonomike për të siguruar ruajtjen e popullatës Dinarik-Pind të arinjve të murrmë (Ursus arctos). Projekti do të përqendrohet në zona të gjera të shpërndarjes së arinjve në secilin vend që ndajnë këtë popullatë dhe marrin pjesë në projekt. LIFE DinPin Bear do të zbatojë praktikat më të mira dhe mjete inovative për ruajtjen e arinjve.

Studimet dhe aktivitetet e monitorimit përbëjnë një pjesë të rëndësishme të projektit. Këto përfshijnë vlerësimin e fragmentimit të habitatit dhe të popullatës, monitorimin gjenetik, vlerësimin e lidhshmërisë së popullatës përmes telemetrisë, analizën e dëmeve dhe skemave të kompensimit të dëmeve.

Qasja bazë e projektit LIFE DinPin Bear është të trajtojë kërcënimet dhe sfidat e ruajtjes për popullatën e arinjve Dinarik-Pind në një nivel të integruar dhe ndërkufitar. Puna për ruajtjen do të fokusohet në aktivitete për rritjen e lidhshmërisë, menaxhimin e konflikteve, përfshirjen e palëve të interesuara, Ekipet e Ndërhyrjes për Arinjtë, hartimin e planeve të menaxhimit dhe udhëzimeve, ngritjen e kapaciteteve për menaxhim dhe parandalimin e vrasjeve të paligjshme, si dhe krijimin e “Bear Smart Bear Communities”.

Qëllimi kryesor i projektit LIFE DinPin Bear është të kontribuojë në ruajtjen afatgjatë të popullatës së ariut të murrmë Dinarik-Pind duke përmirësuar kushtet mjedisore, sociale dhe ligjore. Synimi është të sigurohen mjete për autoritetet përgjegjëse, organet e menaxhimit dhe të gjithë aktorët e tjerë institucionalë me mandat për të garantuar ruajtjen dhe menaxhimin afatgjatë të arinjve. Qasja e përgjithshme do të shoqërohet nga një dimension gjithëpërfshirës i angazhimit të palëve të interesuara, i materializuar në krijimin e një platforme rajonale me përfaqësim të gjerë të palëve të interesuara.

Për ta arritur këtë, projekti ka objektivat e mëposhtme:

  • Të sigurojë një bazë të qëndrueshme njohurish lidhur me shpërndarjen e arinjve, numrin e tyre, konfliktet që ata shkaktojnë dhe kërcënimet që i prekin;
  • Reduktimin e fragmentimit të habitatit në zonat përfaqësuese të identifikuara në kuadër të aktiviteteve përgatitore;
  • Të reduktojë konfliktet me aktivitetet njerëzore dhe të ofrojë mjete për të mbështetur bashkëjetesën;
  • Të reduktojë vrasjet e paligjshme;
  • Të forcojë bazën ligjore dhe mundësitë për zbatimin e praktikave të vazhdueshme dhe të përshtatshme të menaxhimit;
  • Të sigurojë bashkëpunim afatgjatë për menaxhimin në nivel popullate;
  • Të sigurojë mbështetjen e grupeve kryesore të interesit për të garantuar ruajtjen afatgjatë të llojit.

PARTNERËT E PROJEKTIT:

Projekti do të zbatohet në nëntë vende nga 21 partnerë, përfshirë universitete dhe institucione kërkimore, autoritete kombëtare dhe lokale të menaxhimit, si dhe OJQ mjedisore:

EuroNatur – Gjermani, DivjaLabs – Slloveni, Shërbimi Pyjor Slloven (SFS) – Slloveni, Universiteti i Zagrebit – Kroaci, Ministria e Bujqësisë – Kroaci, Qendra për Mjedisin (CZZS) – Republika Srpska, Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Historike dhe Natyrore – Republika Srpska, Qendra Burimore e Mjedisit (REC) – Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës, Ministria Federale e Mjedisit dhe Turizmit – Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Serbisë (INCS) – Serbi, Universiteti i Beogradit – Serbi, Qendra për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Shpendëve (CZIP) – Mali i Zi, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) – Mali i Zi, Grupi për Veprim Mjedisor të Përgjegjshëm (ERA) – Kosovë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Kosovë, Qendra për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) – Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) – Shqipëri, Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES) – Maqedonia e Veriut, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik – Maqedonia e Veriut, Callisto – Greqi, Agjencia për Mjedisin Natyror dhe Ndryshimet Klimatike (NECCA) – Greqi.

 

KOHËZGJATJA:

5.5 vjet (duke filluar nga janari 2026)

 

VENDET:

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina (Federata e Bosnjë dhe Hercegovinës / Republika Srpska), Greqia, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia

 

BUXHETI:

9.426.977,15 € (bashkëfinancuar në masën 75% nga Programi LIFE i BE-së)

 

PERSON KONTAKTI:

Melitjan Nezaj

Menaxher Projekti

[email protected]

Related Posts