Workshop mbi ariun e murrme

Workshop mbi ariun e murrme

Workshop mbi protokollet e monitorimit të ariut të murrmë

Në datat 8 dhe 9 Maj, PPNEA së bashku me partnerë të projektit u bënë pjesë e një trajnimi të zhvilluar në anën greke të Parkut Ndërkufitar të Prespës, i cili kishte për qëllim diskutimin e protokolleve të monitorimit të ariut të murrmë, si dhe ndarjen e eksperiencave për ngritjen e një skuadre emergjence për përballjet me ariun e murrmë.

Ndërkohë që në ditën e parë ekspertët nga Callisto, MES dhe PPNEA ndanë eksperiencat dhe njohuritë e tyre nëpërmjet prezantimeve teorike, dita e dytë u fokusua në testimin e protokolleve të monitorimit në terren, si dhe u treguan disa nga metodat e ndërhyrjes në rast pëballje të njerëzve me ariun. Iu bashkuan trajnimit dhe përfaqësues nga ADZM Elbasan, si një ndër bashkëpunëtorët tanë në zonë, e cila është fokus e projektit Tripoint Brown Bear (TBB).


Related Posts