Në këto 30 vite rrugëtim për mbrojtjen e mjedisit, organizata jonë ka zbatuar programe në të gjitha zonat kyç të biodiversitetit të Shqipërisë. Për më tepër, ne kemi dhe vazhdojmë të punojmë në disa zona ndërkufitare, duke bashkëpunuar në nivel rajonal me organizata të tjera për ruajtjen e ekosistemeve thelbësore, si rajoni i Prespës dhe zona Sharr/Sar Planina/Korab-Koritnik.
Organizata jonë me kalimin e viteve ka fituar një reputacion të fortë në lidhje me kapacitetet e saj kërkimore shkencore të jetës së egër. Projektet e zbatuara nga ne, duke përfshirë ato që janë ende në vazhdim, janë të fokusuara në ruajtjen e jetës së egër dhe habitateve të tyre, ekosistemeve, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut apo dhe realizimin e programeve të ndryshme të edukimit.
PPNEA punon me një numër të madh institucionesh, organizatash mjedisore, si dhe individë të apasionuar pas natyrës dhe të gatshëm të kontribuojnë për ruajtjen e saj. Në faqen e dedikuar për partnerët tanë, ju mund të përdorni një listë të përditësuar duke filluar nga bashkëpunëtorët ndërkombëtarë, deri te partneritetet tona në nivel lokal.
Meqenëse ruajtja e natyrës kërkon një qasje ndërdisiplinore, stafi ynë përfaqëson një gamë të gjerë formimesh arsimore, duke filluar nga shkencat natyrore e deri te ato sociale. Shpesh, për shkak të këtij sfondi të larmishëm, ne diskutojmë dhe mendojmë për gjetjen e qasjeve novatore dhe krijuese për t’u ndjekur, një praktikë që na lejon të përshtatemi ndërsa përballemi me situata të paparashikuara. Në faqen e dedikuar për stafin tonë, mund të gjeni prezantime të shkurtra dhe detaje kontakti për secilin prej nesh.